Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Deputetja e PD-së kërkon pezullimin e ligjit të investimeve strategjike në Shqipëri: Kanë përfituar oligarkë rus

auto_tabaku-1-780x4391677078573

Gjatë prezantimit të projektligjit të propozuar nga deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese të Kuvendit të Shqipërisë, kjo e fundit u shpreh se Ligji i Investimeve Strategjike nuk ka kontribuar për mirë në ekonominë dhe vendin tonë.

Ajo sqaroi se investimet strategjike janë përfituar nga një grup i vogël biznesmenësh që nuk kanë ofruar ndonjë vlerë të shtuar në ekonominë shqiptare.

Tabaku ndër të tjera theksoi se përfitues nga investimet strategjike janë dhe persona si oligarkët rus.

“Nga ky ligj kanë përfituar dhe oligarku rus Deripaska, që fshihet si një investitor strategjik për luleshtrydhe në zonën e qarkut Fier. Kjo më duket e papranueshme” u shpreh deputetja Tabaku që sqaroi edhe më tej se ky projektligj kërkon të shohë edhe vullnetin politik të kësaj mazhorance”, tha Tabaku.

“Kam kërkuar përfundimin e ligjit të investimeve strategjike për 1 janarin 2023. Nëse kjo mazhorancë ka vullnetin të aprovojë projektligjin që kërkon ndalimin e investimeve strategjike jam e gatshme që të dakordësohem që data e fundit e pranimit të ofertave të jetë 1 mars 2023. Por a është kjo mazhorancë gati? A ka vullnet politik?” tha ajo.

Related Posts

Leave a comment