Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Napoli, Kvaratskhelia: Nofka Kvaradona më motivon, ja përse mbaj 77

-640-0-0a710a0190178b6303c4b4057c34cb8f

Së bashku me Osimhen formojnë njëra nga dyshet më të forta të Europës. Por aftësia për të dribluar dhe krijuar raste të rrezikshme para portës kundërshtare kanë bërë që në Napoli ta thërrasin me nofkën Kvaradona. Ashtu siç ndodh në fushë ku presioni i vendit të parë nuk e ka intimiduar aq më pak ndodh me nofkën edhe jashtë katërkëndëshit të blertë.

Në një intervistë të dhënë për UEFA-n, Kvratskhelia tregon se nuk i “peshon” aspak fakti që e krahasojnë me njërin prej lojtarëve më të mirë të lojës. “Në fillim kur dëgjoja që më thërrisnin Kvaradona nuk dija se si të rreagoja. Krahasaimi më të shkuarën është i vështirë, sidomoso kur të krahasojnë me një lojtar si Maradona”, tha Khvicha Kvaratskhelia.

Mes të tjerash gjeorgjani shpjegon edhe arsyen që qëndron pas zgjedhjes të numrit. “Zgjodha numrin 77 së bashku me menaxherin tim, të cilin kurrë nuk e thërras kështu pasi është i familjes dhe e njoh që kur isha 14 vjeç. Mua më pëlqen numri 7 dhe prandaj mora 77”, shpjegon gjeorgjani.

Related Posts

Leave a comment