Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Gruaja e Hakimit bëri kërkesë për divorc pas akuzave për përdhunim

auto_Untitled-design-21677837092

Gruaja e tij i jep fund lidhjes dhe jetës martesore me Ashraf Hakimin pas akuzave ndaj mbrojtësit të djathtë maroken të Paris Saint-Germain, për përdhunim të një 24-vjeçareje.

Siç raportohet nga “El Cierre Digital”, Himba Abouc thuhet se ka bërë kërkesë divorci disa javë më parë pasi marrëdhënia e saj me Hakimin tashmë ishte në krizë dhe deklarata e viktimës së dyshuar 24-vjeçare ishte pika e fundit.

Pavarësisht kësaj, avokati i futbollistit ka përgënjeshtruar vajzën, duke theksuar se klienti i tij është i gatshëm të ndihmojë autoritetet që çështja të zbardhet menjëherë.

Kujtojmë se pavarësisht ankesës së saj, 24-vjeçarja nuk ka bërë padi kundër mbrojtësit maroken të Parisit,

Një rast përdhunimi që lë njollë

Sipas Le Parisien, futbollisti ka kontaktuar të renë përmes Instagramit më 16 shkurt. Pasi e ftoi atë të vinte në shtëpinë e tij, e reja thuhet se shkoi me makinë në shtëpinë e Achraf Hakimit , ku dyshohet se kanë ndodhur sulmet seksuale. Pavarësisht kërkesave të viktimës, raportohet se lojtari ka filluar të heqë rrobat. Viktima e supozuar më pas thuhet se arriti të çlirohej duke goditur me shkelmam duke u arratisur nga shtëpia.

Për më tepër, për të vërtetuar këto thashetheme, lojtari maroken ishte vetëm në shtëpi atë fundjavë, pasi gruaja e tij Hiba Abouk dhe dy fëmijët e tyre ishin në një udhëtim në Dubai, siç treguan rrjetet e tij sociale.

Related Posts

Leave a comment