Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Biden i nënshtrohet operacionit për heqjen e tumorit, ja si shfaqet gjendja e tij

-640-0-1666699118xbidenpng-101

Presidenti amerikan, Joe Biden ka hequr një tumor në lëkurë dhe aktualisht është në gjendje të mirë shëndetësore.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat amerikane, sipas të cilave shefi i Shtëpisë së Bardhë nuk ka më nevojë për trajtim mjekësor.

Sidoqoftë, ai do të mbetet nën mbikëqyrje dermatologjike në kuadër të kujdesit shëndetësor, kanë saktësuar burimet, që citojnë mjekun personal të presidentit.

Operacioni u krye muajin e kaluar. Pas tij, Biden iu nënshtrua edhe një ekzaminimi fizik përmes të cilit u konstatua se ishte në gjendje të mirë dhe mund të vazhdonte punën e tij.

Sipas një raporti të Kevin O’Connor, mjeku personal i presidentit, plaga kanceroze iu hoq atij nga gjoksi më 16 shkurt, në një spital të Uashingtonit.

Në raport thuhet gjithashtu se procesi i shërimit shkoi mirë dhe se lloji i kancerit të gjetur zakonisht nuk përhapet dhe nuk pëson metastazë.

Familja Biden ka qenë prej kohësh avokate e luftës kundër kancerit. Djali i saj i madh, Beau, vdiq në 2015-n si pasojë e një kanceri në tru.

Vetë zoti Biden pritet të njoftojë së shpejti planin e tij për një mandat të dytë në krye të Shteteve të Bashkuara.

Related Posts

Leave a comment