Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Gjyqi në “Apel”/ Ervin Salianji kërkoi përjashtimin e relatores së çështjes, çfarë u vendos në seancë

auto_21678184097

Është mbajtur ditën e sotme gjyqi në “Apel” ndaj Ervin Salianjit për çështjen “Babale”.

Salianji ka qenë edhe vetë i pranishëm në gjykatë, i shoqëruar edhe nga avokati i tij Ledio Braho.

Në mbështetje të Salianjit në sallën e gjyqit ndodhen edhe dy deputetët demokratë, Flamur Noka, Luçiano Boçi, Ferdinand Xhaferri, Isuf Cela dhe Bledion Nallbati.

Ndërkohë burime për Panorama.al bëjnë me dije se Salianji ka kërkuar përjashtimin e relatoren Edlira Petri nga seanca.

Kjo pasi sipas tij, ajo ka lidhje familjare me të gjithë personat që janë palë në gjykim.

Ka papajtueshmeri për shkak se është shprehur në lidhje me përjashtimin e gjyqtarit Artan Gjermeni në shkallë të parë.

“Përjashtimi i Petrit ka të bëjë me papajtueshmëri ose lidhje familjare me personat që janë palë në gjykim. Shkak për përjashtimin, pasi bashkëshorti i saj Sokol Sadushi ka shqyrtuar në Gjykatën e Lartë një rekurs të bërë nga palët”, tha Salianji.

Të njëjtën kerksë, për përjashtimin e gjyqtares Petri ka paraqitur, edhe Indrit Sefa, avokati i gazetarit Jetmir Olldashi. Në kërkesën e tij Sefa, është shprehur se ai është pronar i një portali, Boldnews. Më tej ai shprehet se në disa shkrime ai ka bërë investigime me burimin e të ardhurave të Sokol Sadushit, bashkeshortit të Petrit. Ku në këto shkrime ai pasqyron mënyrën se si Sadushi, kaloi vetingun jo si kolegët e tij, po rivlersimi i pasurosë u bë nga KLGJ. Portali i klientit tim ka bërë edhe disa shkrime të tjera në portalin e tij, ku ka mbajtur një qëndrim ndaj jush.

Burime për Panorama.al bëjnë me dije se se kërkesa e Salianjit do të shqyrtohet nga një tjetër gjyqtare, nëse do të pranohet apo jo.

Gjithashtu do të caktohet edhe një datë për seancën gjyqësore të radhës.

Kujtojmë se Salianji denoncoi më herët lidhjet e pretenduara sipas tij të vëllait të Fatmir Xhafës, Geronit, me krimin e organizuar.

Por lidhur me denoncimet e tij u hap një hetim penal me kallëzimin e Agron Xhafajt, ku Salianji akuzohet për shpifje.

Salianji u dërgua me 1 vit burg nga Gjykata e Shkallës së Parë, ndërkohë që të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët që kanë pasur në shqyrtim çështjen, janë shkarkuar nga organet e Vetingut.

Related Posts

Leave a comment