Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Real Madrid hedh sytë nga “Topçinjtë”, Arteta profili për të ardhmen

-640-0-1678375299x825f1cb6-8945-4559-b2c4-21c2ee15297c-971

Vera pritet të sjellë ndryshime në kampin madrilen. Ancelotti dhe presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, kanë përplasur kokën vazhdimisht këtë sezon shkruan spanjollja “AS”, me Perez që raportohet se nuk është dakord për përzgjedhjen e skuadrës së italianit.

Presidenti i Los Blancos thuhet se ka shprehur dëshirën e tij për t’u dhënë më shumë kohë loje lojtarëve si Marco Asensio dhe Dani Ceballos. Ndërsa Ancelotti është mbështetur shumë te veteranët Toni Kroos dhe Luka Modriç në mesfushë, me Perez që beson se minutat e tyre duhet të zvogëlohen.

Sipas gazetës spanjolle të lajmeve “Remontada Blanca”, klubi tani me sa duket është në kërkim të një zëvendësimi dhe Arteta shihet si një nga objektivat kryesorë të mbretëroreve. Nëse Ancelotti largohet nga gjigantët e La Ligës, trajneri i Arsenalit është shfaqur si një kandidat kryesor për këtë detyrë.

Spanjolli e ka udhëhequr Arsenal-in në krye të tabelës së Premier Ligës, pasi ata synojnë titullin e tyre të parë vendas që nga viti 2004. Arteta nënshkroi një kontratë me “Topçinjtë” në vitin 2019, tre vjet pasi u largua si lojtar. Marrëveshja e tij fillestare ishte caktuar të mbaronte këtë verë. Megjithatë, 40-vjeçari ra dakord për një zgjatje në prill 2022, duke e mbajtur atë në klub deri në vitin 2025.

Arteta ishte gjithashtu i lidhur me një lëvizje te rivalët e hidhur të Realit, Barcelona vitin e kaluar, pasi kishte kaluar nga akademia e tyre si i ri megjithate nje kontrate me shifra te majme mund ta bindin të heqë dorë nga ”Topccinjtë” për t’ju drejtuar Spanjës së tij.

Related Posts

Leave a comment