Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pas Alabës Real Madrid tenton një tjetër bavarez, e preferon Ancelotti

-640-0-ff07133ba083792d5ac7f9cc618b74f4

Real Madrid pas Alphonso Davies të Bayern Munich. Skuadra madrilene has vështirësi në krahun e majtë me Ferland Mendy që nuk bind, ndaj pas Alabës, tashmë pretendojnë t’i rrëmbejnë bavarezëve një tjetër element cilësor.

Davies ka një kontratë që e lidh me bavarezët deri në vitin 2024 dhe në merkaton e verës, vlera e kartonit të tij do të ulej ndjeshëm. Megjithatë, nuk është ky plani i Los Blancos me trajnerin Carlo Ancelotti që nuk ka ndërmend të presë verën dhe po shtyn drejtuesit e klubit të lëvizin në merkaton e janarit për lojtarin kanadez.

Por, mbetet për t’u parë edhe rezistenca nga ana e drejtuesve bavarezë që nuk mund ta lejojnë lehtësisht lamtumirën e një futbollisti si Davies. Nga ana tjetër, Real Madrid ka edhe një tjetër alternativë. Bëhet fjalë për Fran Garcia, i datëlindjes se vitit 1999. Ky i fundit është rritur në akademinë e madrilenëve dhe aktualisht është pjesë e Rayo Vallecano teksa për ta transferuar në Bernabeu mund të mjaftonin pesë milionë euro.

Related Posts

Leave a comment