Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Sherr në një familje në Tiranë, 41-vjeçari nxjerr kallashnikovin dhe kërcënon me vrasje të afërmit e tij

-640-0-1673622975xpolicia-652 (2)

Një sherr në një familje në Tiranë mund të përfundonte në tragjedi, pas një 41-vjeçar ka kërcënuar se do të vrasë me kallashnikov të afërmit e tij.

Julian Xhima, banues në Kombinat përfundoi në pranga. Sipas policisë, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ai ka kanosur familjarët e tij, me armë zjarri (kallashnikov), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi:

Falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, parandalohet një ngjarje kriminale në familje.

Vihet në pranga 41-vjeçari që kanosi me armë zjarri, familjarët e tij.

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit për një shtetas që kishte kanosur me armë zjarri, familjarët e tij, në lagjen “Misto Mame”, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Afternoon”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Julian Xhima, 41 vjeç, banues në Kombinat.

Shtetasi J. Xh., mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur familjarët e tij, me armë zjarri (kallashnikov), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Related Posts

Leave a comment