Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama takim me presidenten e Greqisë: Jam optimist, do t’i zgjidhim të gjitha çështjet e lëna pezull

-640-0-1679397498xrama-185

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me presidenten e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou në ditën e dytë të vizitës në shtetin fqinj.

” Marrëdhënia e njerëzve të zakonshëm është e shkëlqyer, kjo na ka ndihmuar që ta shihnim njëri tjetrin me sytë e njerëzve të zakonshëm.

Jam shumë optimist se pikërisht në këtë klimë do të zgjidhim më së miri të gjitha çështjet e lëna pezull mes dy vendeve.

Edhe dakortësia për t’ju drejtuar një pale të tretë për zgjidhjen e detit tregon se jemi në rrugën e duhur për t’i dhënë zgjidhje problemeve”, deklaroi Rama.

Ditën e dytë të vizitës në Athinë, Rama e nisi agjendën e tij politike me takime në parlamentin helen, ku u takua me  kryetarin Konstantinos Tasoulas.

Tasulas pasi i uroi mirëseardhjen delegacionit shqiptar, vlerësoi miqësinë mes dy vendeve dhe urat lidhëse mes dy popujve, siç janë minoriteti grek në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi. Tasulas përsëriti qëndrimin e Greqisë për mbështetjen e vendit në Bashkimin Europian, ku siç tha ai, vendet anëtare gëzojnë benefite.

 

Related Posts

Leave a comment