Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kandidati i PD, Bejko: Votat për Belindin do të shkaktonin humbjen e së djathtës, nuk është i lirë

bejko-kellici-750x375

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko thekson se Belind Këlliçi ka bërë zgjedhjen e gabuar duke shkuar pas Berishës. Duke folur në News 24, Bejko tha se çdo votë për Këlliçin do ishte e shkuar dëm.

“Të jetë i sigurt që Belindi për aq kohë sa përfaqëson Sali Berishën, nuk mund ta thithë dot votën antiBerishë, antistabilishment. Besoj se ka bërë zgjedhjen e gabuar duke shkuar te Sali Berisha së pari dhe së dyti duke kandiduar për Sali Berishën, sepse e thashë dhe njëherë, mban koston e Sali Berishës në këtë fushatë dhe të asaj që përfaqëson Sali Berisha.

Dhe nuk është i lirë. Votat për Belindin do të shkaktonin humbjen e së djathtës sepse do të ishte një votë e shkuar dëm. Pse do kishte shkuar dëm? Do ishte e shkuar dëm sepse Berisha nuk ka asnjë perspektivë për të ardhur në pushtet dhe nuk ka asnjë perspektivë që të pranohet nga qytetarët shqiptarë”, nënvizoi Roland Bejko.

Related Posts

Leave a comment