Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Përdhunoi gruan dhe rrahu fëmijët, “Fast Albania” lokalizon dhe prangos në kohë rekord shqiptarin e kërkuar nga Interpol Roma (EMRI)

maxresdefault-1068x601

Afrim Gjergji, një 46 vjeçar nga Durrësi, është lokalizuar dhe prangosur në kohë rekord nga Njësia “Fast Albania” e Policisë së Shtetit, pasi është dënuar me 11 vite burg nga drejtësia italiane. Ky shtetas kishte vetëm disa orë që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Gjykata e Pordenone, Itali, e ka dënuar Afrim Gjergjin me 11 vjet burgim, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “Dhuna në familje”.

46-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me bashkëshorten e tij, duke e kanosur, si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe ka goditur me sende të forta fëmijët e tyre. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit, Njësia Fast Albania:

Fast Albania, pas informacioneve të marra nga Interpol Tirana, për një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, ka organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tij. Bazuar në inteligjencën informative, Fast Albania ka lokalizuar në Durrës, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Pordenone”, Fast Albania, në bashkëpunim me DVP Durrës, në lagjen nr.18, Durrës, ka kapur shtetasin Afrim Gjergji, 46 vjeç, banues në Durrës.

Interpol Roma e shpalli në kërkim ndërkombëtar këtë shtetas, ditën e djeshme, pasi Gjykata e Pordenone, Itali, e ka dënuar me 11 vjet burgim, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “Dhuna në familje”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. 46-vjeçari është dënuar nga autoritetet italiane, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me bashkëshorten e tij, duke e kanosur, si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe ka goditur me sende të forta fëmijët e tyre.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi provizor i shtetasit Afrim Gjergji. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Related Posts

Leave a comment