Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zgjedhjet/ Astrit Patozi: Ne i adresohemi qytetarëve që janë përballë Ramës dhe që nuk janë në linjën politike të Berishës e Metës

patozi-350x250

Përfaqësues i “Bindjes Demokratike” Astrit Patozi ka folur për situatën parazgjedhore dhe atë që pritet të ndodhë pas 14 Majit.

Sa i takon mosnxjerrjes së kandidatëve për kryetar bashkie nga ana e “Bindjes”, Patozi tha se qëllimi kryesor është që opozita të dalë mundësisht me nga një kandidat për secilën bashki, duke shtuar se për këtë forcë politike e rëndësishme është që opozita të mos ketë votën e ndarë.

“Nuk mund ta konsiderojmë tërheqje, ishte një kalkulim politik që të mos dëmtonim votën e opozitës sepse kemi kërkuar që në krye të herës që në ditën e shpalljes së koalicionit që opozita duhet të përfaqësohet mundësisht me një kandidat të vetëm. Ne sigurisht nuk kishim asnjë mëdyshje për të mos qenë faktor i ndarjes së mëtejshme të votës së opozitës.

Në një farë mënyrë kjo ndodhi për sa kohë në vetëm 15 bashki të vendit ka dy kandidatura opozitare dhe në pjesën tjetër sigurisht ka vetëm një. Në këto kushte menduam se do të ishte e tepërt që të kandidonim dhe menduam vetëm përfaqësimin në këshillat bashkiake”, deklaroi Patozi në një lidhje Skype për Klan News.

Sa i takon koalicionit të shpallur në Shkurt të 2023-it, mes LZHK-së dhe “Bindjes Demokratike”, Patozi u shpreh se fokusi kryesor qëndron në kandidaturat për këshillat bashkiakë.

Ai theksoi se “Bindja” i adresohet të gjithë qytetarëve që janë përballë qeverisë aktuale dhe nga ana tjetër nuk mbështesin politikisht Sali Berishën dhe Ilir Metën.

“Kjo është fare e thjeshtë, ne do përqendrohemi te përfaqësimi i koalicionit në këshillat bashkiake. Për votën mazhoritare aty ku ka dy vota do ua lëmë votuesve tanë se kë kanë më pranë bindjeve politike.

Do të rrisim përfaqësimin opozitar në Shqipëri, i adresohemi kryesisht shqiptarëve që refuzojnë në mënyrë kategorike qeverinë e Edi Ramës, por nga ana tjetër nuk shoh ndonjë perspektivë politike te foltorja e Berishës dhe Ilir Meta që tashmë janë në një koalicion.

Kjo është fasha që ne i drejtohemi dhe kemi bindjen që janë shumë shqiptarë që nga njëra anë janë përballë qeverisë dhe nga ana tjetër nuk janë në linjën politike që sipas nesh nuk është e duhura e foltores bashkë me partinë e Ilir Metës.

Parlamentet e bashkive tona janë po kaq të rëndësishëm sepse politika shqiptare ka nevojë për ngjyra të reja dhe jemi aty për gjithë ato shqiptarë që nuk besojnë se ka vetëm dy parti politike.”

Related Posts

Leave a comment