Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

I bënë atentat, Benard Ndreca: Akt politik! Nga kamerat duken 2 persona të maskuar që vunë tritolin

-640-0-1681206778x337697725-612185424106275-6056547980294222223-n-353

Benard Ndreca ka reaguar pasi i shpëtoi një atentati me tritol që ishte vendosur në mjetin e tij tip ‘Audi’.

Mjeti shpërtheu në pjesën e përparme teksa Ndreca ishte në makinë. Ai u shpreh se nuk ka konflikte me askënd dhe se ky është një sulm i hapur politik.

Më tej u shpreh se nga kamerat e sigurisë arritën të dallonin dy persona me maskë që vendosën sasinë e lëndës plasëse në mjet rreth orës 1:15 të mbrëmjes.

“Në momentin që ka lëvizur makina nga vendi aty ka qenë shpërthimi. Skam konflikte me asnjë, kjo është e përdorur politikisht.

S’më është vendosur mua por kreut të PD së Vaut të Dejës sepse këtu janë të organizuar mirë.

S’kam përplasje, as kërcënime. Janë parë pamjet, vijnë dy persona, në orën 1:15 të natës, rreth 7 minuta aty, vendosin eksplozivin dhe largohen. Janë të maskuar.

Thirrja ime është, duke filluar që nga kryeministri: Të distancojnë policinë nga politika. Lërini njerëzit të votojnë të lirë.

I bëj thirrje çdo lloj kahu politik, se vullneti i njerëzve dihet se ku shkon, nuk i mbani dot bashkitë e vendeve me presion.”- tha Benard Ndoci.

Related Posts

Leave a comment