Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Konflikti për pronën – Breshëri plumbash drejt avokatit në Memaliaj, arrestohet autori

-800-0-1cb787fc19d19425a53fc21265adc852

Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjirokastër, i ka shpëtuar mrekullisht një atentati të kryer në orët e mbrëmjes se djeshme, 28 mars.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e vjetër te fshatit Qesarat në Memaliaj, teksa avokat Zotaj i shoqëruar nga nipi i tij, ishin duke shkuar në zonë me autoveturën e tyre.

Fatos Lamaj, 36 vjeç, nga fshati Ane Vjosë në Memaliaj, u kishte zënë pritë.

Sipas dëshmisë të avokatit Zotaj, Lamaj i kishte zënë pritë për ta ekzekutuar, por fati ka qenë me avokatin, i cili përmes një manovre të automjetit që drejtonte arriti t’i shmangej goditjeve të plumbave të shkrehura nga ana e agresorit Lamaj.

Dyshohet se bëhet fjalë për një konflikt për çështje pronash. I vëllai i avokatit Zotaj ka patur konflikte të vazhdueshme për pronësinë e një toke.

Pasi i ka shpëtuar atentatit, avokati Zotaj ka denoncuar në Stacionin Policor ngjarjen e me pas grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje, ku ka gjetur gëzhojat e shkrehura nga kallashnikovi e me pas ka bërë të mundur arrestimin e agresorit Lamaj.

Related Posts

Leave a comment