Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Belind Këlliçi reagon pas akuzave se nuk ka diplomë të shkollës së mesme: S’ka nevojë, kam dëftesë

-640-0-1682328151xkellici-956

Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi është prononcuar ditën e sotme në emisionin ‘Breaking’ në Top News mbi çështjen e shkollimit të tij.

Shqiptarja.com ka publikuar dy shkrime mbi shkollimin e Këlliçit ku nga dokumentet nuk ka pasur një diplomë të shkollës të mesme.

“Shpifje nga mediat çështja e shkollimit tim. Kam fituar bursë dhe jam diplomuar me mesataren më të lartë. E gjitha kjo është një tymnajë për të hequr vëmendjen nga fushata dhe premtimet.

Nuk arrij ta kuptoj se çfarë ka këtu kaq të pakuptueshme.

Nuk ka patur moj diplomë, s’ka patur. Ka patur vetëm dëftesë pjekurie.

Unë kam shkuar në SHBA, kam dhënë gjithë provimet dhe kam nisur shkollën. Ndërkohë edhe në Amerikë universiteti bëhet ne bazë kreditesh dhe e testeve që jepen. Kaq e thjesht është e gjithë historia.

Keni minimumin e detyrimit që kur publikoni një shkresë ta publikoni të plotë”- tha Bleind Këlliçi në studio.

Related Posts

Leave a comment