Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dhuna ndaj Berishës/ Belind Këlliçi “gjen porositësin”: Të gjitha burimet të çojnë në një emër

Kellici-750x375

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar pas dhunimit të  ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai thotë se të gjithë informacionet dhe burimet që disponon PD-ja ngrenë dyshime se pas sulmit qëndron vetë kryeministri Rama.

Postimi i Këlliçit:

“Nga të gjithë faktet që disponojmë dhe të gjitha burimet që përcjellin informacion në Partinë Demokratike, të shpien në një emër: Edi Rama! Sulmi ndaj Sali Berishës është orkestruar me synimin për të shpërfytyruar opozitën në një kundër-reagim agresiv, për të gjeneruar dhunë në një protestë paqësore. Opozita shqiptare dhe Sali Berisha nuk i shkuan pas fillit këtij skenari, duke i hequr Ramës mundësinë për të bërë kurban opozitën në sy të ndërkombëtarëve. Opozita nuk bie knock out. Protestat do të vazhdojnë.

Related Posts

Leave a comment