Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Panik në një shkollë në Serbi, i riu kërcënon se do vrasë gjithë klasën dhe mësuesit

-640-0-1685014125xserbi-148

Kaosi ka përfshirë sërish një shkollë në Serbi, ku një nxënës ka kërcënuar mësuesit dhe nxënësit se do t’i vriste.

Ngjarja ndodhi gjatë mesditës së të mërkurës, por u bë publike këtë të enjte nga mediat serbe.

Bëhet me dije se ngjarja ndodhi në një shkollë në komunën e Surcinit në Serbi.

Siç raporton “B92”, nxënësi 15 vjeçar gjatë të u përlesh fillimisht fizikisht me shokët e tij dhe më pas i kishte kërcënuar se do t’i vriste të gjithë.

Pas zënkës i riu është transportuar në spital, ku ka marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor, ndërkohë që policia ka ngritur ndaj tij akuzën e rrezikut të sigurisë.

Nga ky incident nuk ka pasur të lënduar, por ka ngjallur frikë dhe panik për shkak të ngjarjes së ndodhur së fundmi në Beograd, ku një adoleshent vrau 8 shokët e klasës dhe rojen e shkollës.

Related Posts

Leave a comment