Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Greva dhe protesta në Serbi, studentët i bashkohen revoltës për zgjedhjet

-800-0-1703171695xserbi-3-116

Në Serbi vijojnë protestat e opozitës kundër manipulimi të zgjedhjeve nga Partia në pushtet e Aleksandar Vuçiç. Protestuesve u janë bashkuar dhe studentët të cilët kanë paralajmëruar bllokimin e rrugëve dhe greva.

Opozita serbe ka hyrë të enjten në ditën e katërt të protestave kundër asaj që e quajnë manipulim i zgjedhjeve. Çdo mbrëmje mijëra qytetarë mblidhen para komisionit të zgjedhjeve në Beograd dhe kërkojnë anulimin e zgjedhjeve të 17 dhjetorit.

Ankesat më të mëdha për parregullsi janë në qytetin e Beogradit, ku sipas koalicionit opozitar “Serbia kundër dhunës” ka ndodhur vjedhja më e madhe e votave. Vëzhguesit lokalë të opozitës thonë se në kryeqytet është faktuar vjedhja e votave. Një vëzhgues ndërkombëtar tha se ka qenë dëshmitar i votave që të fotokopjuara në kutitë e votimit.

Ndërkohë studentët u janë bashkuar protestave të partive politike. Ata kanë paralajmëruar bllokim të rrugëve dhe nisjen e një greve kombëtare duke bojkotuar mësimin. Në një listë me kërkesa studentët kanë kërkuar publikimin e të dhënave për votuesit, pasi dyshohet se serbe nga qytete të tjera u është dhënë e drejta për të votuar në Beograd.

Krerët e opozitës serbe kanë firmosur një kërkesë drejtuar Bashkimit Europaian. Ata kërkojnë hetim ndërkombëtar lidhur me parregullsitë gjatë zgjedhjeve dhe përsëritjen e tyre.

Përfaqësues të opozitës serbe thonë se protestat do të vijojnë pa ndalim deri në plotësimin e kërkesave.

Related Posts

Leave a comment