Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Deputeti i Berishës zbulon skenarin: Do ndryshojmë emrin që mos të strehohemi te partitë e tjera!

Partia Demokratike duket se po shkon përfundimisht drejt ndarjes së saj në dy parti! Deputeti demokrat Luan Baçi, nga radhët e Rithemelimit të Sali Berishës pohoi në një intervistë në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, se ka gjasa që të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së që ato drejtojnë dhe të vendosin një emër të ri. Por shtoi Baçi, ata do t’u thonë demokratëve se ata janë PD-ja.

“PD është kjo që është dhe ne nuk mund ta ndryshojmë. Emri mund të ndryshohet, një Kuvend i jashtëzakonshëm i PD-së mblidhet dhe merr vendime dhe vendimet janë nga më të ndryshmet për të emërtuar PD me një emër pak më ndryshe, pro duke u thënë demokratëve që ne jemi PD por për arsye të vulës, siglës që na e kanë uzurpuara dhe mos të strehohemi tek parti të tjera parlamentare që mund të kenë dhe kosto elektorale për ne. 520 mijë vota të marra në zgjedhjet e pabarabarta dhe përsëri provuam që opozita është kjo”- tha Baçi.

Duke u ndalur tek procesi i zgjedhjeve nga PD-ja zyrtare, Baçi tha se ato po zhvillojnë një teatër, ndërsa tha se duhet PD-ja duhet të publikojë emrat e anëtarëve të Këhsillit Kombëtar. Sipas Baçit, Lulzim Basha ka vëtëm një qëllim, atë të mbajtjes peng të vulës së PD-së.

“Këshilli Kombëtar është vendimarrës dhe ka hapësira për të marrë çdo lloj vendimi. Është një gjë që e detyron statuti. Gjatë kësaj kohe bëhet kjo analizë dhe etapa e dytë është kalimi në votëbesim. Teatër. Në mbledhjen nesër të Këshillit Kombëtar të publikojnë emrat e atyre që janë pjesë e Këshillit Kombëtar. Jam edhe unë pjesë e atij këshilli. Këshilli kombëtar nuk është mbledhur asnjëherë.

Të publikojë listën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që kanë dalë në 2021 dhe të shohin sa kanë. Kanë futur emra të tjerë pa qenë farë anëtarë të Këshillit Kombëtar. Pse nuk publikojnë emrat e listës së kryesisë? Një pjesë dërrmuese kanë ikur vetë. Këmbëngulja e tyre Bashën dhe grupin e tij s’ka nevojë të mbledhin Këshillin kombëtar. Kanë vendosur ta mbledhin që të shohin nesër nga ana statutore. Janë deri te 400.

Është një teatër, një komedi por që e kanë të detyrueshme për ta zbatuar. Lulzim Basha ka vetëm një qëllim që të mbaj vulën e PD-së. Unë personalisht mendoj se s’ka kthim pas. PD de Facto dihet se ku është ligjërisht dhe zyrtarisht të drejtat i ka sekuestruar Rama, të cilën ua ka dhënë dy deputetëve të PD-së”- tha Baci.

Related Posts

Leave a comment