Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Baçi: Mu hodh garda ca nga koka, ca nga këmbët! Më dëgjoni dhe mos më ndërprisni. Kërkoj llogari, pse më përjashtuat?

-640-0-1677147616xbaci-655

Deputeti i Rithemelimit, Luan Baçi mori  fjalën e tij në seancën e sotme plenare, duke thënë se u pengua nga garda, edhe pse ai ka përfunduar dënimin e përjashtimit. Ai ka kërkuar arsyen se pse është përjashtuar më herët nga seanca.

“Sot mbarova dënimin politik, të paktën kur mbaron dënimi politik punonjësit duhet t’i thoni që të na lënë të futemi brenda. Më në fund erdha këtu në Parlament.

Po i merrni në qafë ata të Gardës se do i drejtohemi organeve gjyqësore. Unë në Foltore kam qenë dhe nuk më keni tërhequr vëmendjen. Keni bërë një zgjedhje brilante, vini 7-8 deputetë, protestojnë dhe bëjnë kërkesë që të më përjashtojnë.

Nuk po bëj histori, më dëgjo dhe mos më ndërprit. Kërkoj llogari pra, pse më përjashtuat? Më argumentoni çfarë shkeljesh kam bërë”, tha deputeti.

 

Related Posts

Leave a comment