Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Stoltenberg: Kosova dhe Serbia t’i kthehen menjëherë dialogut

-640-0-1687173970xcappo-245

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike (NATO), Jens Stoltenberg, në një konferencë të përbashkët me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz sërish i ka bërë thirrje liderëve politikë në Kosovë dhe Serbi që të mos ndërmarrin asnjë hap drejt eskalimit dhe të kthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të ndalojnë çdo hap të mëtejshëm përshkallëzues dhe t’i kthehen menjëherë dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, ka thënë Stoltenberg, ndërsa shtoi se misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR), do të veprojë në përputhje me Rezoluten 1244 të Kombeve të Bashkuara.

Qetësimi i situatës në pjesën veriore të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja lokale atje dhe kthimi në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi janë tri kërkesat e përbashkëta të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dalje nga kriza.

Rrëmbimi i tre policëve kosovarë në vijën kufitare në veri të Kosovës nga strukturat e sigurisë së Serbisë, ka shtuar shtresa të reja në një atmosferë tashmë të njohur, por kësaj here me rrezikun e rrëshqitjes drejt skajeve të përshkallëzimit të mëtejmë dhe ngjitjen drejt esktremeve.

Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tre policëve të Kosovës. Departamenti amerikan i Shtetit, për më tepër, ka thënë se arrestimi i tyre dhe mbajtja në paraburgim nën akuza të pabaza ka përkeqësuar situatën.

Related Posts

Leave a comment