Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

I veshur me antiplumb, ky është shqiptari që vrau Shpëtim Bajramin në Selanik

vrasesi-i-shpetim-bajramit

Autori i vrasjes së 50-vjeçarit shqiptar Shpëtim Bajrami në Selanik të Greqisë 2 ditë më parë, doli sot para gjykatës greke ku ndaj tij u ngritën akuzat për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

I shoqëruar nga dy agjentë të policisë greke, 45-vjeçari ishte veshur me antiplumb, një masë sigurie kjo për të pandehurit që merret shpesh nga autoritetet greke.

45-vjeçari, person me precedent të mëparshëm penal, u vetëdorëzua dje në polici i shoqëruar nga avokati i tij. Ai ka pretenduar para hetuesve se ka qenë shok me viktimën dhe nuk kishte synim ta vriste, por tha se ka qenë i kërcënuar prej tij.

Sherri mes të dyve që çoi në vrasje besohet se ka ndodhur për mosmarrëveshje financiare.

Autori dhe viktima ishin konfliktuar në një lokal, më pas ishin larguar. Autori e ndoqi me makinë viktimën Shpëtim Bajrami dhe kur ky i fundit ndaloi automjetin në një pikë karburanti, pa se po e ndiqte 45-vjeçari.

Viktima iu afrua te makina dhe nisi ta godiste me zinxhir. Në këtë moment, autori e qëlloi me pistoletë nga brenda mjetit duke i shkaktuar vdekjen.

/tvklan.al

Related Posts

Leave a comment