Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shqipëria nën temperatura përvëluese: Piku arrihet në Berat, por na presin 5 ditë edhe më të nxehta

-640-0-d2e1a0422c02a6ead5cfef8e16ce2d1c

Temperatura përvëluese po ndjehen më shumë se kurrë në Shqipëri. Për këtë të shtunë, Berati dhe Elbasani kanë shënuar temperaturat më ekstreme.

Piku u arrit në Berat me 40.4 gradë Celsius dhe në Elbasan me 40.2 gradë Celsius.

Moti i nxehtë që ka mbërthyer territorin prej të martës e pati pikun ditën e premte. Në Kuçovë u regjistrua edhe temperatura më e lartë me 41.4 gradë Celsius, pasuar nga Berati dhe Elbasani.

Edhe dita e diel parashikohet të jetë me mot të nxehtë, ku maksimalja do jetë rreth 40 gradë Celsius. Sipas meteorologëve, nga e hëna e ardhshme për 5 ditë më radhë, na presin ditë edhe më të nxehta.

Kulmi i nxehtësisë pritet të shënojë rreth 42 gradë Celsius të enjten dhe të premten e ardhshme. Kjo valë aspak e zakonshme ka përfshirë thuajse gjithë shtetet e Europës Jugore.

Related Posts

Leave a comment