Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Taulant Balla betohet si ministër i Brendshëm në Presidencë

-640-0-1689411980xballa-591

Taulant Balla është betuar ditën e sotme në Presidencë si ministër i Brendshëm.

Balla do të jetë në krye të kësaj ministrie, pas shkarkimit të Bledi Çuçit një javë më parë.

Në të njëjtën ditë, kryeministri Rama mori vendimin për t’ia besuar Taulant Ballës këtë ministri.

Taulant Balla konsiderohet si një ndër zërat më të fortë të mazhorancës në Kuvend.

Karrierën politike, ai e nisi ne vitin 2004, ku shërbeu si këshilltar i kryeministrit të asaj kohe Fatos Nano.

Ai u zgjodh për herë të parë deputet i Librazhdit në vitin 2005, në moshën 28 vjeçare dhe prej asaj kohe nuk ka munguar në Kuvendin e Shqipërisë. Pas zgjedhjeve të vitit 2017, Taulant Balla u emërua kryetar i grupit parlamentar socialist.

Njëkohësisht, ai u emërua kryetar i Delegacionit të Parlamentit të Shqipërisë në Parlamentin Europian dhe zëvendës Kryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.

Pas dorëheqjes së Gramoz Ruçit, Balla u zgjodh sekretar i Përgjithshëm i Partise Socialiste, post të cilin e mbajti deri pas zgjedhjeve të vitit 2021, kur u zëvendësua nga Damian Gjiknuri.

Balla është deputet i Qarkut te Elbasanit dhe drejtues politik për Partine Socialiste në Qarkun Fier.

Më herët ka drejtuar qarkun e Elbasanit ku ka marrë edhe rezultatin më të mirë elektoral në zgjedhjet e vitit 2017 dhe 2021, si për socialistët, por edhe vetë si deputet rezultoi më i votuari në rang kombëtar.

Related Posts

Leave a comment