Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Del raporti i Gjykatës për reperin: Tre muaj dhunë dhe presion ndaj Arbenitës pse i kërkoi ndarjen

-640-0-arbenita-2

Reperit Fero iu caktua masa e paraburgimit prej një muaj nën dyshimin për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Në raportin të Prokurorisë, tregohet se për 3 muaj me radhë ndaj modeles është ushtruar dhunë psikologjike, fizike dhe ekonomike.

“…Për shkak të raporteve të përkeqësuar për 3 muaj, e dëmtuara i kërkon të ndahej dhe të merrte vajzën, gjë që e revolton të pandehurin, i cili duke mos pranuar ndarjen fillon të shfaqë agresivitet duke bërtitur dhe i kërkon edhe një shans.

Por, kur e dëmtuara refuzon i pandehuri revoltohet dhe e sulmon fizikisht duke e goditur me grusht në shpinë dhe kur e kupton se e dëmtuara po e incizonte, ia merr telefonin nga dora dhe ia thyen, për dysheme duke e kanosur me fjalët: Nëse e merr vajzën dhe shkon në Angli kam me të vra”, shkruhet në raportin e Prokurorisë Gjilan.

Related Posts

Leave a comment