Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ministri i Jashtëm italian: Ne nuk duam që Mesdheu të kthehet në një ‘varrezë’ emigrantësh

auto_Screenshot_2023-09-02_1044211693644268

Ministri italian i punëve të Jashtme, Antonio Tajani, tha në një fjalim që mbajti në Forumin Ambrosetti në Cernobbio, trajtoi çështjen e emigrantëve.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se Mesdheu duhet të jetë një det i ‘paqes, tregtisë dhe zhvillimit’ dhe jo të shndërrohet në një ‘varrezë emigrantësh.

“Ne duam që ai të mos jetë një varrezë për emigrantët, por një det paqeje dhe zhvillimi. Ne duam që Deti Mesdhe të shndërrohet në një det “të paqes, tregtisë dhe zhvillimit” dhe jo në një “varrezë emigrantësh.

Ka një situatë në rritje të paqëndrueshmërisë dhe ne nuk e dimë këtë paqëndrueshmëri në Afrikën Sub-Sahariane, me grushtet e shtetit që po ndodhin, ku do të çojë në kontinentin afrikan”, tha ai.

Related Posts

Leave a comment