Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ministri i Jashtëm italian zbulon prapaskenat e marrëveshjes Rama-Meloni për emigrantët

-800-0-f89ce2ed6713f0e4f50abfd4a7aa34ac

Akuzave të opozitës italiane se Giorgia Meloni do të krijojë në Shqipëri një Guantanamo të dytë për të pritur emigrantët që tentojnë kalimin me varka në Mesdhe, e se marrëveshja me Edi Ramën lindi “me një gotë vere në kohë pushimesh”, u ka dhënë përgjigje ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani.

“Nuk është Guantanamo siç tha dikush, është një zgjidhje humanitare. Një marrëveshje ndërmjet vendeve që ndajnë një pozicion të përbashkët në Mesdhe. Nuk është një zgjidhje e rrezikshme. Mua si një ish-anëtar i institucioneve evropiane më duket se nuk ka rreziqe në nivel ligjor. Mund të mos pajtohemi politikisht, por në nivel ligjor gjithçka është bërë në përputhje me komuniteti i rregullave”, përfundoi ai.

Në një intervistë për Corriere Della Sera, Tajani zbulon të gjitha prapaskenat e marrëveshjes që parashikon kthimin e portit të Shëngjinit në qendër pritje për emigrantët dhe Gjadrin në një kamp për stacionimin e 36 mijë prej tyreve në një vit.

Sipas tij diskutimet për marrëveshjen, të cilën e cilëson zgjidhje humanitare, kanë nisur që prej prillit të këtij viti dhe jo gjatë pushimeve të Melonit në Vlorë.

“Kam lexuar histori dhe artikuj në gazetat italiane që janë vërtet absurde, materialisht të rreme. Është një marrëveshje e gjithë qeverisë italiane, për të cilën kanë punuar së bashku Kryesia e Këshillit, Punët e Jashtme, Brendshme, Drejtësia dhe Shëndetësia. I gjithë negocimi, që në fazat fillestare, u menaxhua normalisht nga ministria ime. Takimi i parë përgatitor u mbajt në zyrën time në Palazzo Chigi.

Pas një takimi fillestar që pata me Giorgia Melonin, thirra një takim paraprak operacional midis Ministrisë së Punëve të Jashtme, Brendshme dhe ambasadës në Tiranë më 6 prill. Nuk është një marrëveshje e lindur mbi një gotë verë në pushime. U nis më 24 maj misioni i parë operacional në Tiranë nga të Jashtëm dhe të Brendshëm. Kemi dhjetëra minuta, e-maile, raporte takimesh mes zyrtarëve tanë dhe me liderët shqiptarë”, sqaron Tajani.

Sa i përket kritikave se zbatimi i marrëveshjes do të përbënte shkelje të rregullave të pritjes së emigrantëve nga vendet e treta, Tajani bën me dije se Ministria italiane e Drejtësisë po shqyrton të gjitha kornizat ligjore.

“Në punën tonë kemi përfshirë Ministrinë e Drejtësisë për të shqyrtuar çdo aspekt ligjor. Ne kemi shqyrtuar raste të ngjashme, kemi lexuar dënimet dhe jurisprudencën ndërkombëtare dhe evropiane. Kushdo që thotë se do të shkojmë në Guantanamo, po bën një deklaratë që është fyese dhe qesharake. Është një nismë që synon të luftojë trafikimin e qenieve njerëzore me bashkëpunimin e një vendi që aplikon për t’u bërë anëtar i BE-së. Shqipëria ndan me ne idenë se çështja e emigracionit mund të zgjidhet së bashku. Ky është një shembull praktik i solidaritetit evropian”, thekson kreu i diplomacisë italiane.

Related Posts

Leave a comment