Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Gjykata Kushtetuese vendos shqyrtimin e marrëveshjes Rama-Meloni për refugjatët më 18 janar 2024. Vendimi pezullon votimin nesër në Kuvend.

-800-0-b752877fa893df338b4d696eeffc8cfd

Gjykata Kushtetuese ka vendosur shqyrtimin e ankesave të tre grupeve të deputetëve, lidhur me marrëveshjen mes qeverisë Rama dhe qeverisë Meloni në Itali për strehimin e refugjatëve afrikanë në Shqipëri.

Gjykata ka vendosur qe ajo te shqyrtohet me 18 janar për shkak te nevojes për shqyrtim te shpejtë.

NJOFTIMI

Ne daten 06 dhjetor 2023,30 deputetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kanë paraqitur në Gijykatën Kushtetuese kërkesë për kontrollin e kushtetutshmërisë së Protokollit të nënshkruar midis Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së RepublikësItaliane, “Për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”.

Kjo kërkesë është paraqitur para ratifikimit të këtij Protokolli, bazuar në nenin 131, pika 1, shkronja“b”, të Kushtetutës.
Grupi i deputetëve ka ngritur pretendime se nuk është respektuar procedura e negocimit dhee nënshkrimit, pasi Protokolli i bashkëpunimit bën pjesë në ato kategori marrëveshjesh që kërkojnëautorizimin e Presidentit,pasi prek çështje të territorit dhe të të drejtave themelore, sipas nenit 121, pika 1, shkronjat “a” dhe “b”, të Kushtetutës.

Po ashtu,ata kanë paraqitur edhe tre kërkesa të njëjta për pezullimin e proceduraveparlamentare për ratifikimin, mbi shkakun se shqyrtimi dhe votimi i Protokollit është planifikuarnga Kuvendi për seancën plenare të datës 14 dhjetor 2023.

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, në datën 11 dhjetor 2023, pasi mori në shqyrtim paraprakçështjen vendosi ta kalojë atë për shqyrtim në Mbledhjen e Gjyqtarëve.

Mbledhja e Gjyqtarëve,e mbledhur sot, në datë 13 dhjetor 2023, vlerësoi se kërkesaplotëson kriteret paraprake të pranueshmërisë dhe vendosi kalimin e cështjes për shqyrtim nëseancë plenare, mbi bazë dokumentesh.

Bazuar në nenin 52, pika 3, të ligjit nr.8577/2000,shqyrtimi në seancë i çështjes pezullonautomatikisht procedurat e ratifikimit në Kuvend të Protokollit të bashkëpunimit, deri në vendiminpërfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

Duke mbajtur parasysh parashikimin e së njëjtës dispozitë ligjore (neni 52, pika 3), qëkërkon përfundimin e shqyrtimit të çështjes brenda 3 muajve nga paraqitja e kërkesës, Mbledhja e Gjyqtarëve vendosi që seanca të zhvillohet në datën 18 janar 2024, ora 10:00.

Related Posts

Leave a comment