Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Flutura Açka jep dorëheqjen si kryetare e Komisionit të Edukimit: Më vjen turp….

-800-0-1694535724xacka-503

Kryetarja e Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, Flutura Açka ka deklaruar përgjatë mbledhjes së sotme se ka dhënë dorëheqjen nga ky funksion dhe është në pritjes të miratimit.

“Të jem e sinqertë ndjej jo vetëm fyerje të kësaj natyre, në lidhje me punën, por edhe çështje etike me ju.

Unë i kam kërkuar kryetarit të partisë time dorëheqjen nga ky Komision, sepse kam turp me njerëz të cilët nuk kanë minimum njerëzor.

Dorëheqja nuk më është aprovuar dhe jam duke pritur”, ka thënë ndër të tjera Flutura Açka.

Kjo është dorëheqja e dytë në këtë komision, pasi edhe nënkryetari Petro Koçi ka dhënë dorëheqjen dhe priten zëvendësimet.

Ky vendim i marrë nga Açka i referohet mbledhjes së zhvilluar në 19 korrik, ku deputetët e mazhorancës në Komision miratuan me votat e tyre ndryshimin e ligjit për Akademinë e Shkencave. Nisma ligjore ishte propozim i dy deputetëve të PS-së, Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj i cili në vetvete i dha mundësinë Skënder Gjinushit të zgjidhet sërish në krye të Akademisë së Shkencave. Kjo për deputeten ishte një akt i turpshëm, të cilën, tha se nuk e “ka të lehtë ta kapërdijë”, teksa listoi argumentet pse e gjithë mbledhja ishte në kundërshim me ligjin.

“Në mënyrë klandestine, në shkelje të hapur të rregullores, vetë jam përpjekur në këto 2 vjet që të i emetoj kolegëve një qasje pak më pak politike, sepse secili jemi njerëz politik, por bëjmë ligje, për mirëqenien e shqiptarëve, jo për të ndenjurat e dikujt, duke qenë se është kështu dhe ky shtet ka vazhduar, unë do shpjegoj disa gjëra që bien ndesh dhe me rregulloren dhe etikën e këtij komisioni, duke qenë në këtë rol, kolegëve të mi shpresoj të kem sjellë një qasje më miqësore dhe më përbashkues.

Ky komision është pushtet i opozitës, ia kanë dhënë shqiptarët. Pushteti ka pjesën e vet dhe opozita ka pushtetin e saj. Shkelet në mënyrë më flagrante në një mbledhje në orën 14:37 nga stafi, një pjesë e tyre nuk kanë marrë njoftim. Kështu nuk mund të vazhdohet, jam e prekur si njeri dhe politikisht, si guxojnë njerëz me ca do lloj xhakete të bëjë këto gjëra. Është organizuar një mbledhje që kryetarja e Komisionit nuk është njoftuar, në datën 19 korrik në orën 11:00, unë e kam marrë njoftimin në 14:37, juve mund t’ju duket shkelje e vogël, për mua jo. (…)

Stafin jam përpjekur ta mbaj në pozita jo politike, nuk u kam kërkuar që të bëjnë asnjë kundër ligjit, apo për opozitën,  stafi është i përdhunuar, sepse është vënë në shërbimin tuaj (i referohet PS). Për mua është e shëmtuar”, tha deputetja.

Ajo ka pasur akuza edhe për kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe presidentit Bajram Begaj.

“Ka qenë e përfshirë në këtë skandal. (…) Presidenti e kaloi në heshtje një gjë është e turpshme”, tha Açka.

Në fund, pati një mesazh edhe për Skënder Gjinushin.

“Ta gëzoni atë që ia keni rehatuar të ndenjurat në politikë”, përfundoi Açka.

Por pasdite, në një tjetër reagim, deputetja demokrate ka mohuar gjithka.

“Jo nuk është e vërtetë, do ta lë një moment të dytë. Po, kërkova të largohem për shkak të incidentit të turpshëm të komisionit klandestin të socialistëve me çështjen e Akademisë, por nuk m’u aprovua”, tha ajo.

Related Posts

Leave a comment