Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shtohen kolegët e filozof Nardit në Kuvend: xhevahiret e dy deputetëve të Foltores për pensionet

-640-0-1695301717xxhelali-975

Për një kohët të gjatë rrjeti nuk ka qenë i furnizuar me citate filozofike që përgjithësisht i atribuoheshin edhe me shaka Nard Ndokës. i cili më pas tentoi edhe të bëjë ndjekës nga batuta “filozofike”.

Por duket se zëvendësuesit “filozofë”, kanë nisur të bëhen të gjallë kohët e fundit, kur edhe po afrohet koha për zgjedhjet e reja.

Rasti ka qenë diskutimi në lidhje me projektligjin e pensioneve, ku dhe janë hedhur këto xhevahire të reja.

Deputeti Ramadan Lika, deputeti i foltores për Malësinë e Madhe, ka deklaruar se “Megjithëse Shqipria sot ka një informalitet te jashtëzakonshëm, ne nuk gjejmë dot lekë për pensionistët!”.

Në fakt, është pikërisht informaliteti, sidomos në biznese të shumta, që kanë ndikuar në kaosin e regjistrit të sigurimeve shoqërore dhe pensioneve.

Ndërkohë, një perle ka ardhur edhe nga Dr, Xhelal Mziu, i cili, gjithashtu duke folur për çështjen e pensioneve deklaroi:

“Sot lindjet janë në rënie dhe vdekjet janë në rritje, e kjo automatikisht sjell rritjen e numrit të pensionistëve”.

Po si do rritet numri i pensionistëve, kur sipas doktorit në fjalë, ka vdekje më shumë?

Related Posts

Leave a comment