Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Fjalimi i fundit i Luçiano Boçit në Kuvend: Po iki të shpëtoj Elbasanin

-640-0-11a0905213995e32c626984f4a2789c1

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka mbajtur pasditen e kësaj të enjte fjalimin e fundit, pasi i duhet të lërë mandatin për të kandiduar për kryetar të Bashkisë së Elbasanit në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Boçi e ka konsideruar si privilegj kandidimin në Elbasan dhe ka shpalosur edhe vizionin e tij për zhvillimin e qytetit. Ai tha se po ikën nga Kuvendi për t’u kthyer atje ku çdo gjë e vogël, bën një diferencë të madhe.

Deputeti bëri thirrje mazhorancës që të ndalojë së vjedhuri votën e qytetarëve të Elbasanit.

Boçi: Në këtë sallë më ka sjellë mbështetja dhe vota e qytetarëve pa parti të Elbasanit. Vetë në këto vite jam përpjekur sa kam mundur me angazhimin tim të jem zëri i tyre. Jam përpjekuri të jem mbështetja e tyre, zgjidhësi i problemeve të tyre, miku i tyre, pavarësisht krahut politik, vetvetja. Jo gjithmonë ia kam arritur dhe kjo është krejt njerëzore ama ka qenë nder për mua.

Ka qenë besimi i tyre që e ka bërë fjalën të vlerë dhe i ka dhënë frymë mendjes time të flasë dhe të thojë të vërtetën. Po e dorëzoj sot mandatin me kushtin që të jem më pranë njerëzve të mi, qytetarëve të Elbasanit. Një mekanizëm që vret besimin dhe shpresën e qytetarëve. Këtu jam ballafaquar me kundërshtar luftarak dhe me kolegë.. i kam falur shpifjet me idenë se falja është hyjnore. Ky vend më ka pëlqyer për dinamikën, të bukurën e politikës dhe të shëmtuarën e saj.

Vetë në këto vite, jam përpjekur sa kam mundur me gjithë angazhimin tim, të jem zëri i qytetarëve të Elbasanit, jam përpjekur të jem miku i tyre, pavarësisht krahut politik. Jam përpjekur të jem vetëvetja. Ka qenë nder për mua të përfaqësoj qytetin tim, njerëzit e mi. Ka qenë besimi i tyre që e ka bërë fjalën time me peshë. Po e dorëzoj sot këtë mandate, me një kusht që të shkoj më pranë njerëzve të mi, qytetarëeve të Elbasanit. Politikën e kam gjykuar si mjet për të zgjidhur hallet dhe problemet ekonomike, shëndetësinë, artin dhe kulturën e për t’i dhënë shërbimin që duhet për qytetarët.

Parlamentin e kam konsideruar si vendin e betejës më të bukur që na ka falur Zoti, vendin e betejës së fjalës. Fjalës së mençur, fjalës që godet, që polemizon, që thumbon. Dhe jo fjalës sharëse, fyese dhe tallëse me qytetarët. Të them të drejtën, jo gjithmonë e kam marrë shijen e duhur të fjalës. Këtu jam përballur me kolegët. Ky vend, më ka pëlqyer për dinamikën dhe nervin që mbart. Këtu në këtë sallë, kam parë të ulur bashkë të vërtetën dhe gënjeshtrën. Të bukurën e politikës dhe të shëmtuarën e saj. Mos mendoni se po largohem për këtë arsye.

Përndryshe nga ju, mua më është dhënë një privilegj që dikush e quan dhe sakrificë. Privilegj për të qenë kandidat në Bashkinë e Elbasanit. E konsideroj si mundësinë e artë për t’i kthyer borxhin, meritën dhe lavdinë e dikurshme, mjedisin që meriton.

Unë po iki për t’u kthyer atje ku çdo gjë e vogël, bën një diferencë të madhe. Bashkë me njerëzit, do e bëjmë ndryshimin. Do e kthejmë Elbasanin aty ku e meriton. Do ta bëjmë Elbasanin një vend të dashur, një vend ku mund të jetosh, pa menduar se do të ikësh. Do ta bëjmë një adresë të dashur për turistët, vendas dhe të huaj. Kemi gjithçka, sot kemi dhe vullnetin për ndryshim, do ta bëjmë Elbasanin. Do ta bëjmë një shembull për t’u ndjekur.

T’i japim qytetarëve të drejtën e plotë të shprehjes së vullnetit të tyre. Kam një kërkesë të fundit në këtë sallë, boll ia vratë votën dhe të ardhmen duke ia blerë atë. Boll i kërcënuat jetën duke i larguar nga puna për arsye politike. Boll i mashtruat me propagandë, boll i detyruat t’ju pëlqejnë me zor në rrjete sociale. Bashkia është e qytetarëve.

Related Posts

Leave a comment