Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ylli i Netflix rekrutohet ushtar në Izrael: Kjo nuk është një skenë filmi, por jeta reale

-640-0-59359512e8e76235f3b64564ee0ce0ca

Një film mund të bazohet në një ngjarje të vërtetë por që filmi të bëhet vetë ngjarja, kjo i ka ndodhur aktorit Tsahi Halevi i cili është protagonist i një filmi serial në Netflix që tregon historinë e konfliktit izraelito- palestinez.

Faqja zyrtare e serialit “Fauda”, i cili tregon historinë e konfliktit izraelito-palestinez në Netflix (krijuar nga Avi Issacharoff dhe Lior Raz) ka publikuar një video me aktorin izraelit Tsahi Halevi, ku ai lajmëron fansat e tij se po i bashkohet luftës.

Jeta ndonjëherë duket sikur e imiton artin.

“Siç e shihni, sot jam veshur ndryshe”, thotë aktori. “Kjo nuk është një skenë nga “Fauda, kjo është jeta reale. Ushtria jonë na thirri mëngjesin e së shtunës pasi filluan ngjarjet në jug të Izraelit dhe dua t’ju them se krahas sulmeve të frikshme, ku u vranë miqtë dhe të dashurit tanë, morali ynë mbetet i lartë”, nis kështu fjalimi i aktorit i cili është nisur për t’iu bashkuar forcave izraelite.

Related Posts

Leave a comment