Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Blinken bën thirrje që kalimi në Rafah të mbetet i hapur: Domosdoshmëri për mirëqenien e popullit të Gazës

-640-0-1685122194xblinken-276

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken bëri thirrje që kalimi i Rafahut të mbetet i hapur “për të mundësuar lëvizjen e vazhdueshme të ndihmave, çka është e domosdoshme për mirëqenien e popullit të Gazës”.

Blinken falënderoi Egjiptin, Izraelin dhe Kombet e Bashkuara për ndihmën në lehtësimin e autokolonës me 20 kamionë që transportonte ndihma humanitare në Gaza, e cila ka mbetur pa ushqim, ujë dhe furnizime mjekësore.

Sekretari amerikan i Shtetit tha se vendkalimi duhet të mbetet i hapur dhe SHBA-ja “do të theksojë rëndësinë e respektimit të ligjit të luftës”.

“Jetët e civilëve duhet të mbrohen dhe ndihma duhet të arrijë urgjentisht tek ata në nevojë. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me partnerët në rajon për të theksuar rëndësinë e respektimit të ligjit të luftës, mbështetjen e atyre që po përpiqen të arrijnë në siguri ose të ofrojnë ndihmë, dhe lehtësimin e aksesit në ushqim, ujë, kujdes mjekësor dhe strehim për qytetarët kudo që ndodhen në Gaza”, tha Blinken.

Sipas zyrtarit amerikan, SHBA do të vazhdojë të punojë për të nxjerrë qytetarët amerikanë të sigurt nga Gaza.

Related Posts

Leave a comment