Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Çipa: Kosova të mos e themelojë Asociacionin pa fituar njohjen nga Serbia

651929-8v61Rg2CcH

Presioni i faktorit ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, po vazhdon të rritet. Megjithëkëtë, sipas Akri Çipa, ekspert i politikës së jashtme, Kosova duhet të këmbëngulë që të mos e themelojë Asociacionin pa fituar njohjen nga Serbia.

Draftstatuti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovës, i propozuar gjatë tetorit nga pesëshja euro-amerikane, ende vazhdon të jetë sekret për publikun. Ky draftstatut që parimisht është i pranueshëm për Kosovën, është pakrahasueshëm më i mirë se të tjerët, ka thënë tashmë kryeministri Albin Kurti, të cilit prej kohësh po i bëhet presion për themelimin e Asociacionit.

Duke folur në lidhje për presionin ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit Akri Çipa, ekspert i politikës së jashtme në Nju Jork, thotë se Kosova duhet të themelojë asociacionin por duhet të këmbëngulë që asociacioni të mos themelohet pa njohje të Kosovës nga Serbia.

“Kosova duhet të shfrytëzojë këtë moment për të fituar kapital politik dhe për të mos pranuar kurrsesi themelimin e asociacionit, pa e përfshirë këtë në pakon përfundimtare për marrëveshjen përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse me Serbinë, ku domosdoshmërish duhet të jetë edhe njohja reciproke ndërmjet vendeve. Përkundrazi, nëse aktualisht themelohet asociacioni pa u arritur marrëveshja përfundimtare do të kishte vend Serbia për t’i avancuar pretendimet e mëtejshme në procesin negociues”, tha ai.

Në një intervistë për Radio Kosovën, Çipa thotë se viteve të fundit ndërmjetësuesit evropianë të dialogut, Josep Borrell dhe Miroslav Lajcak, kanë anuar në favor të Serbisë. Por, sipas tij, situata tashmë po ndryshon.

“Përfshirja e tre liderëve evropianë; presidentit francez, Makron, kryeministres italiane, Meloni, dhe kancelarit gjerman, Scholz, mendoj se ndihmon dialogun, pikërisht për të çliruar paksa asimetrinë në dialog të krijuar nga dy ndërmjetësuesit evropianë. Për të gjithë ata që duan të shohin dialogun të ecën përpara, mendoj se nevojitet një adresim sa më i shpejtë i situatës së krijuar e në radhë të parë duke larguar sanksionet ndaj Kosovës, të cilat janë të pa justifikuara”, tha Çipa.

Ekspert i politikës së jashtme në Nju Jork, Akri Çipa, vlerëson se në situatën në të cilën është Prishtina zyrtare, do të duhej të kishte unitet politik në vend, që do të thotë se do të forconte pozitën e Kosovës karshi përmbylljes së dialogut me Serbinë.

Related Posts

Leave a comment