Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dimal/ Mësuesja pëson infarkt teksa shpjegonte mësimin

-640-0-1700321844x1700321007-etlevagjoni-167

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dimal, ku një mësuese ka humbur ndjenjat në klasë teksa jepte mësim.

Etleva Gjoni, mësuese e anglishtes në shkollën Sali Gjuka, u dërgua në Tiranë, por mësohet se humbi jetën si pasojë e një infarkti.

Etleva ishte nënë e tre fëmijëve të mitur. Nxënësit, stafi i shkollës dhe drejtoria arsimore e qytetit kanë ndarë dedikimet e tyre prekëse në rrjetet sociale.

“Ky është një nga ato postimet që nuk do të donim të ndanim me ju.
E vështirë për ta besuar dhe e dhimbshme për ta pranuar se kolegia dhe mësuesja jonë e dashur Etleva Gjoni nuk do të jetë më midis nesh.

Jeta jote njerëzore edhe pse e shkurtër ka siguruar mbijetesën e personit tënd.
Na beso mike, errësira që ke lënë është shume e madhe.
Të qoftë dheu i lehtë!

U prehsh në paqe!”, shkruan stafi i shkollës.

“Presore si je?
Nuk do te pyes per detyrat e shtepis apo te ngrihem ne mesim!

Dua te te them qe do jesh gjithmon mesuesja ime e preferuar dhe do kesh nje vend te vecant ne zemrat tona!

Shkolla do jet bosh pa ty, pa buzeqeshjen tende dhe shakat e tua!(Nxenesit e tu)”

Related Posts

Leave a comment