Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese mesazh politikës: Palët të pranojnë vendimet, jo sulme ndaj gjyqtarëve

-640-0-1701081272xzacaj-163

Kryetarja e gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, teksa fliste në aktivitetin për 25-vjetorin e krijimit të Kushtetutës, tha se gjykata Kushtetuese është ajo që thotë fjalën e saj të fundit dhe se kjo duhet të pranohet nga të gjithë.

Ajo tha se kritikat ndaj gjyqtarëve e gjykatës janë indikatorë të lirisë së shprehjes, por pa kaluar masën kur nuk kthehen në sulme ndaj tyre.

“Kushtetuta përfaqëson një pjesë të rëndësishme të krenarisë sonë. Sot duke nderuar Kushtetutën, veprën madhore të shtetformimit, nderojmë edhe etërit e saj që përcaktuan demokracinë si drejtimin e paekuivokë.

Kushtetutra është streha e përbashkët që përfaqëson shtetin e së drejtës dhe të drejtën. Ajo është kryefjala e diskursit tonë të përditshëm politik e qytetar. Për të gjetur të drejtën të gjithë i kthehemi Kushtetutës.

Gjykata, thirret të thotë fjalën e fundit sa herë nevojitet. Ky është mision që gjyqtarët e mbajnë me seriozitet e përkushtim. Gjatë 3 dekadave të funksionimit, gjykata ka ndihmuar në zbatimin e Kushtetutës. Në këtë kuadër edhe vendimet e gjykatës bëjnë një pjesë të veçantë, orientohen nga 1 busull, Kushtetuta.

Gjykata është e ndërgjegjshme për përgjegjësië në përmbushjne e misionit, por edhe koston që sjell kjo përgjegjësi. Vendimet mbajnë përgjegjësinë e palëve të pakënaqura. Aktorët duhet të pranojnë vendimet e saj.

Kritikat ndaj gjykatës dhe gjyqtarëve janë indikatorë të lirisë së shprehjes, por deri në masën kur nuk kthehen në sulm ndaj tyre. Pushteti gjyq mund të luajë rolin e tij vetëm i pavarur,” – tha Zaçaj

Related Posts

Leave a comment