Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kreshnik Spahiu: Ja pse prokurorët po hezitojnë të marrin vendimin për të çuar në burg Berishën dhe Malltezin, praktika gjyqësore që i fundos dhe çfarë pritet të ndodhë në Gjykatën e Lartë

-640-0-1698051637xmallteziberisha-255

Juristi i njohur, Kreshnik Spahiu ka folur për aferën e tjetërsimit të ish-kompleksit “Partizani”, e cila po hetohet nga Prokuroria Speciale, ndërsa ka treguar pse prokurorët e SPAK po hezitojnë të marrin vendimin për të çuar në burg Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin. Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë të pandryshuara masat e sigurisë për Berishën dhe Malltezin.

Ky i fundit është nën arrest shtëpie, ndërsa Berisha detyrim paraqitje. Ndërkohë masën e Jamarbërit e ka apeluar SPAK në Gjykatën e Lartë. Por për këto zhvillime dhe jovetëm, ka folur edhe zoti Spahiu, i cili zbulon praktikën gjyqësore që fundos dyshen Berisha-Malltezi, teksa tregon se çfarë pritet të ndodhë në Gjykatën e Lartë sa i takon rastit të dhëndrit të kreut të “Foltores”.

-Zoti Spahiu, javën që shkoi mbeti në fuqi sekuestrimi i pasurive të Jamarbër Malltezit. Edhe pse masa për të ka ndryshuar SPAK dhe gjykatat duket se nuk janë në të njëjtën mendim. Si ju duket ky vendim?

Ajo që mund të them është se nuk një standard për të gjithë qytetarët që hetohen nga drejtësia. Për një qytetarë nëse ka bërë edhe vepër të vogël do shkosh në burg, por ama nëse je një pushtetarë atëherë drejtësia të ka frikë. Unë them se gjykata ka frikë nga Berisha. Për këtë që akuzohet Berisha dhe familja e tij, shoh që prapë nuk kemi arrest me burg. Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese është dënuar me burg vetëm për një garzionere në Golem, ndërkohë për 300 apartamente merret masa detyrim paraqitje.

SPAK ka bërë apel në Gjykatën e lartë për ndryshimin e masës së sigurimit, unë nuk mund të them se Berisha apo dhëndri duhet të marr një masë më të rëndë, se nuk mund të marr rolin e gjykatësit, por Gjykata e Lartë është ajo e cila ka detyrimin për të unifikuar praktikën gjyqësore për këto raste. Të gjithë subjekte që hetohen për korrupsion pasiv ose të gjithë duhet që të hetohen të lirë, ose të gjithë duhet që të hetohen nën arrest me burg. Nuk mund që të kemi dy standarde. Pa paragjykuar dhe pa u futur në emra, drejtësia duhet që të jetë e besueshme dhe të ketë drejtësinë duhet që të sigurojë një barazi për të gjithë. Nuk mundet që njëri të jetë i nënës dhe njëri i njerkës.

-Pse mendon se gjykata e ka frikë Berishën?

Berisha ka një mjet të sofistikuar që i ka funksionuar në këto 30 vite që është shantazhi i drejtpërdrejtë ndaj personave. Ai po shantazhon prokurorët dhe si mundet ata që të punojnë të qetë. Nëse nuk shantazohet një prokuror, të jeni të bindur se në të ardhmen do të shantazhohet një gjyqtar. Nuk është problemi se nëse shantazhohet Kraja sepse dosja që ka ai do të largohet nga dora e tij, do shkoj në Gjykatë të Lartë më pas në kushtetuese dhe nga ky zinxhir do dal një gjyqtar që do të shantazhet. Shqipëria kjo është ka pak banorë dhe intimidohen. Unë shoh që edhe vet prokuroria ka pasur shenja që kanë hezituar për shumë kohësh. Është e pajustifikueshme që për këto vepra të rënda të mos kishte një arrest shtëpiak dhe ka pasur presion prandaj po zvarritet.

-Si të është dukur vendimi që dha gjyqtarja Olldashi?

Unë nuk dua që ta paragjykoj atë në vendimin që dha. Mund të prezumojmë që gjyqtarja ka të drejtë dhe mund të ketë pasur rrethana për ta ndryshuar masën, por nëse masa e arrestit me burg është vlerësuar nga gjykata si masë e tepruar, atëherë rastet e tjera si Gjici dhe Dako duhet që të shkojnë në arrest shtëpie.

-Është mbyllur samiti i 3 i diasporës që është mbajtur në Tiranë, dua të di kur mendon se do të ndodh që të realizohet kërkesa e tyre që jetojnë jashtë vendit që të kenë mundësi që edhe ata të votojnë?

Një pjesë e atyre që kanë shkuar në konferencë kanë shkuar sa për të larë gojën dhe të bëjnë një lloj qoke. Kam dyshimet e mia një pjesë e sallës ishte mbushur me njerëz të administratës. Nëse qeveria do ta kishte seriozisht respektimin e të drejtave të diasporës nuk do të shkrinte ministrinë e emigracionit. Në 2021 qeveria e shkriu sepse e pa si të parëndësishme dhe ngriti një agjenci për emigracionin. Në këto vite është pak për të mos thënë aspak për emigracionin.

Në 2025 as emigrantëve dhe as diasporës nuk do ti njihet vota sepse nuk është përgatitur asnjë lloj infrastrukture dhe nuk ka asnjë lloj organizmi për këtë çështje. Ata nuk duan që diaspora të votojë sepse vota e tyre ndikon në rezultat. Berisha dhe Rama kanë përkrahjen minimale pothuajse zero, sepse i konsiderojnë shkaktar që ata kanë braktisur familjen dhe vendin e tyre. Nëse ata do kishin mundësi që të votonin atëherë vota e tyre do të ishte një votë kundër tyre.

-Kreu i Partisë Republikan, Fatmir Mediu ka propozuar krijimin e federatës së opozitës. Në këtë formë të gjitha partitë opozitare do të jenë të bashkuara dhe do të kenë mundësi të rrëzojnë qeverinë, si e sheh?

Ndiej një keqardhje shumë të madhe që pas 33 vjetësh disa parti opozitare dalin dhe kërkojnë akoma bashkim me Sali Berishën. Unë jam dakord që të gjithë të bashkohen për të rrëzuar establishmentin politik. Ndiej keqardhje që këta e shohin akoma shpëtimin e Shqipërisë tek Berisha. Mendoj se shpëtimi i Shqipërisë duhet të jetë në krijimin e një opozite të re kundër Ramës, Berishë, Metës.

Ne nuk mund të krijojmë një opozitë kundër, SHBA, Britanisë së Madhe. Berisha, Basha, Duka, Mediu bashkë kanë qenë dhe tani thonë ndryshojmë emrin dhe e bëjmë konfederatë, ndryshimi i emrit nuk është se do ti sjell ndonjë rezultat ndryshe pasi edhe ata e dinë se nuk vijnë në pushtet me Berishën. Unë i bëjë thirrje partive politike mos u bashkoni me Berishën për të rrëzuar Ramën, por bashkohuni që të gjithë për ti rrëzuar të dy.

Related Posts

Leave a comment