Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Britania mision ushtarak në Ukrainë? Medvedev: Po provokoni Rusinë

-800-0-a1131ef1b5fc59af818e95cb2b263e49

Ish-presidenti i Rusisë dhe ndihmësi i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Medvedev, paralajmëroi sot se Moska do ta konsideronte çdo lëvizje të Britanisë për të vendosur një mision ushtarak në Ukrainë si një deklaratë lufte kundër Rusisë.

Medvedev, i cili tani është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, i bëri komentet në përgjigje të vizitës së kryeministrit britanik Rishi Sunak në Kiev gjatë së cilës ai njoftoi një rritje të fondeve ushtarake për të ndihmuar Ukrainën të blejë drone të rinj ushtarakë.

“Shpresoj që armiqtë tanë të përjetshëm, britanikët arrogantë, të kuptojnë se vendosja e një misioni zyrtar ushtarak në Ukrainë do të jetë një shpallje lufte kundër vendit tonë”, shkroi Medvedev.

Related Posts

Leave a comment