Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shfrytëzoi të miturën për prostitucion, kush është kirurgu i arrestuar në Tiranë

-800-0-1705587411xhasiii-790 (1)

Dervish Hasi, 42 vjeç, me profesion kirurg është personi i cili u arrestua nga policia e Tiranës këtë të enjte, si tutor i një vajze të mitur.

Blutë e kryeqytetit bënë me dije se 42-vjeçari ka shfrytëzuar për prostitucion vajzën e mitur për dy vite me radhë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të depozituar në komisariat, se një e mitur shfrytëzohej nga një shtetas, për prostitucion, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin ligjor të rastit në fjalë dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin D. H., 42 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

Leave a comment