Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mjeku abuzonte prej vitesh me të miturën, Lala zbulon detajet: E njohu në spital, filmonte aktin dhe…

11f886b7-d282-4715-a32b-aad113a42514-770x433

Gazetarja Klodiana Lala nga emisioni “Kjo Javë” e gazetares Nisida Tufa në News24, komentoi arrestimin e 42-vjeçarit, Dervish Hasi i cili akuzohet se ka shfrytëzuar seksualisht një të mitur, të cilën e prezantonte dhe si gruan e tij të katërt.

Lala zbuloi gjenezën e lidhjes mes Hasit dhe vajzës së mitur, e cila në atë kohë ishte vetëm 14  vjeçe. Hasi dhe vajza e mitur janë njohur në spitalin “Shefqet Ndroqi”,e cila ka qëndruar pranë një të afërmi.

Më tej ajo tha se Dervish Hasi filmonte të miturën gjatë akteve intime dhe i shpërndante pamjet në Whatsapp.

 

Pjesë nga intervista:

 

Lala: Vajza kishte shkuar në spitalin Shefqet Ndroqi për të qëndruar pranë një të afërmi dhe aty ka filluar kontakti i tyre. Kanë shkëmbyer numrat kur vajza ishte vetëm 14 vjeçe. Familja e saj është përpjekur për ta larguar nga mjeku kirurg, por nuk ia doli dot. Vajza filmohej gjatë akteve intime dhe në pozicione jo të hijshme dhe më pas ndahej në rrjetin social Whatsapp. Mjeku kirurg ka qenë me precedent të mëparshëm penal.

Pyetje: Cila ka qenë dëshmia e vajzës?

Lala: Vajza ka dëshmuar se lidhja ka qenë me dëshirë. Ajo pretendon se janë martuar para një hoxhe. Jam e pirur ta marr me rezerva dëshminë e vajzës, por dua të kuptoj pse nuk është identifikuar nga autoritetet hoxha. Dua të theksoj se respektoj lirinë fetare. Nuk dimë se në cilën xhami është kryer kjo martesë?

Gruaja e dytë e mjekut ka një fëmijë me të dhe një nga një lidhje e mëparshme. Dervish Hasi është kunati i një a ka të tjerë që fshihen pas këtij mjeku?

Related Posts

Leave a comment