Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Reforma Zgjedhore, OSBE/ODIHR: Partitë politike të angazhohen për konsultime të hapura

-800-0-osce-osbe-1-696x418

Misioni i OSBE/ODIHR-it në Tiranë ka përgëzuar angazhimin e autoriteteve shqiptare për të rifilluar Reformën Zgjedhore të vendit para zgjedhjeve parlamentare 2025.

Në deklaratën e publikuar në rrjetin social X, drejtori i ODIHR Matteo Mecacci u kërkoi të gjitha partive politike të angazhohen për konsultime të hapura dhe gjithëpërfshirëse në vijim.

“Ne përshëndesim vendimin e autoriteteve shqiptare për të rinovuar angazhimin e tyre ndaj këtyre reformave jetike deri tani përpara zgjedhjeve,” tha drejtori i ODIHR Matteo Mecacci. “Ne u kërkojmë të gjitha partive të angazhohen për konsultime të hapura dhe gjithëpërfshirëse në muajt në vazhdim, duke siguruar që reformat që rezultojnë të përmirësojnë procesin zgjedhor në dobi të të gjithë shqiptarëve.”

Në deklaratë theksohet se është shumë e rëndësishme vendosja e objektivave me përparësi parandalimin e keqpërdorimit të burimeve publike dhe blerjes së votave.

“Është me rëndësi vendimtare vendosja e objektivave praktike dhe realisht të arritshme që fokusohen në zbatimin e rekomandimeve të mëparshme të ODIHR-it dhe adresimin e mangësive të vërejtura gjatë zgjedhjeve të kaluara, në përputhje me standardet ndërkombëtare. Përparësitë kryesore përfshijnë parandalimin e keqpërdorimit të burimeve publike dhe blerjen e votave, garantimin e fshehtësisë së votimit, ruajtjen e lirisë së medias dhe rritjen e efektivitetit të administratës zgjedhore”- thuhet në deklaratën e ODIHR.

OSBE është angazhuar për të asistuar një reformë gjithëpërfshirëse duke bërë thirrje për arritjen e marrëveshjeve mes palëve politike. Përfaqësuesja e OSBE/ODIHR Clarisse Pasztory zhvilloi takime me bashkëkryetarët e komisionit bipartizan për Reformën Zgjedhore, Enkelejd Alibeajn dhe Damian Gjinkurin të cilëve u bëri me dije se priste përshpejtimin e punës.

Më pas pati edhe një takim me Bardhin dhe përfaqësues të tjerë opozitarë. Por pavarësisht këtyre takimeve, deputetët e grupit Bardhi-Berisha bllokuan mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgedhore që ishte planifikuar të mbahej në 19 janar. Bardhi tha se nuk përfaqësohen nga Alibeaj si bashkëkryetar dhe kërkoi zëvendësimin e tij. Ndërsa mbledhja e radhës së komisionit pritet të mbahet të premten (26 janar) në sallën Pjetër Arbnori.

Related Posts

Leave a comment