Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Macron nuk e përjashtoi si mundësi, ministri rus i Mbrojtjes paralajmëron homologun francez: Nëse dërgoni trupa në Ukrainë, do krijohen probleme

dsfgfdsgdfsg-737x450 (1)

Ministri rus i mbrojtjes paralajmëroi homologun e tij francez kundër vendosjes së trupave në Ukrainë në një telefonatë të zhvilluar të mërkurën dhe vuri në dukje se Moska është e gatshme të marrë pjesë në bisedimet për t’i dhënë fund konfliktit.

Sergei Shoigu i tha ministrit francez të mbrojtjes Sébastien Lecornu se nëse Parisi ndjek deklaratat e tij për mundësinë e dërgimit të trupave ushtarake franceze në Ukrainë , “kjo do të krijojë probleme për Francën”, sipas një deklarate nga Ministria e Mbrojtjes ruse.

Biseda pasoi komentet e presidentit francez Emmanuel Macron në shkurt, në të cilat ai tha se nuk mund të përjashtohej mundësia e dërgimit të trupave perëndimore në Ukrainë.

Kjo telefonatë mes zyrtarëve shënon kontaktin e parë të tillë midis ministrave të mbrojtjes ruse dhe franceze që nga tetori 2022.

 

 

Shoigu vuri në dukje “gatishmërinë e Moskës për dialog me Ukrainën”, duke theksuar se një raund i planifikuar i bisedimeve të paqes në Gjenevë do të ishte “i pakuptimtë” pa përfshirjen e Rusisë.

Ai shtoi se negociatat e mundshme të ardhshme mund të bazohen në një draft dokument, i cili u diskutua gjatë bisedimeve Rusi-Ukrainë në Stamboll në mars 2022.

Related Posts

Leave a comment