Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Berisha jep paralajmërimin e fuqishëm: Rama mund të arratiset, të ikë në Beograd apo Turqi, por…

auto_berisha-3-752x4401666806800

Ish-kryeministri Berisha ka garantuar qytetarët se me ligjin special “Rama nuk ka vend tjetër përveçse në sallën e gjyqit dhe në qelitë.”

Berisha u shpreh se kreu i qeverisë mund të arratiset por paralajmëroi se “parashkrim nuk ka dhe s’do ketë, dhe mos u habisni kur ta shihni 90 vjeç në bankën e të akuzuarve.”

Sali Berisha: “Të garantoj se pa asnjë diskutim, ai nuk ka vend tjetër përveçse në sallën e gjyqit dhe në qelitë me ligjin special.

Rama mund të arratiset të shkojë në Beograd apo në Turqi, por parashkrim nuk ka dhe s’do ketë, dhe mos u habit kur ta shohësh 90 vjeç në bankën e të akuzuarve

Protesta nuk është xhiro, por është demonstrimi i fuqishëm i forcë së qytetarëve shqiptarë, inaugurim i përballjes me këtë regjim, një refuzim i plotë i monizmit të Ramës, i vjedhjes, varfërimit të shqiptarëve nga qeveria e tij.”

Related Posts

Leave a comment