Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ish-këshilltari i PD kritikon Berishën: Partitë politike nuk bëjnë mosbindje civile, nuk është kjo detyrë e tyre! Kë ke nga mbrapa? Një mijë vetë?!

-800-0-1698233606xbberishapng-512

Neritan Sejamini, ish-këshilltar i PD ka folur për idenë e fundit që ka hedhur Sali Berisha për “mosbindje civile”, frazë të cilën dikur e përdorte shpesh edhe Lulzim Basha, kur vendosi të shpojë gomat e makinave dhe të thyejë disa xhama.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Sejamini tha se mosbindja civile nuk ka asnjë kuptim për një parti politike dhe nuk është detyrë e partive.

“Çfarë do të thotë mosbindje civile? Ka lindur në SHBA kur dikush vendosi të mos paguante taksa, e morën e futën në burg. Partitë politike nuk bëjnë mosbindje civile sepse nuk është kjo detyra e tyre. E provoi zoti Basha dhe shponte gomat e makinave.

Ti mund të thuash çdo gjë, por sa i qëndrueshme është kjo? Ja dole dhe bllokove një ditë, po nesër? Ku të çon kjo gjë? Çdo parti politike duhet të ketë strategji. Cili është qëllimi i opozitës sot? Të rrëzojë Ramën para 2025?

Atëherë duhet të na tregojë si do të bëhet mosbindja civile. Nëse pastaj bëhet për të tërhequr vëmendje, atëherë është çështje tjetër. Kjo është diçka që e bëjnë njerëzit kur janë thyer të drejtat. Këto janë akte të lëvizjeve sociale dhe jo të partive politike.

Kë ka PD nga mbrapa? Një mijë vetë? Dhjetë mijë? Këtë nuk e di. Opozita nuk ka një strategji. Në vend të vrasë mendjen, adopton ndonjë shprehje dhe mekanizëm, që është provuar se nuk çon asgjëkundi”, tha Sejamini.

Related Posts

Leave a comment