Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Doktori i madh Sali Berisha nuk ka frikë askënd, por pse nuk e përmend dot këtë emër?

-800-0-1692174990xshtufi-479

Ilir Shtufi.

Ja kot. Ja përmenda emrin mqs as Rama as Veliaj e as Berishat (i madhi dhe i vogli), nuk kanë guxim ta përmendin.

Unë e kuptoj frikën e Ramës dhe të Veliajt. Këta të fundit i kanë dhënë leje ndërtimi me vlerë tregu 1 miliard euro një personi që punon me betoniere.

Ajo që nuk kuptoj unë është: pse ka frikë doktori me i përmend emrin? E kur mendohem pak më kujtohet që doktori nuk ka frikë askënd. Ndoshta është respekt.

Gjithsesi, fakti është ky: Ilir Shtufi dhe Nova Construction nuk ka likuiditet për të ndërtuar projekte 200 milion euro në Tiranë; dhe qytetarët shqiptarë kanë të drejtën të dijnë se kush po i finacon në vërtetë këto projekte.

E për sa kohë këtë pyetje nuk e bën dot Berisha nga karrigia e liderit të opozitës do vazhdojë ta bëjë Genci nga karrigia e dhomës së pritjes në Londër. (Genc Sejko)

Related Posts

Leave a comment