Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Do të luftoj për Serbinë”, Vuçiç në Francë, kërkon avion lufte dhe flet për Kosovën

-800-0-1abe48fb25a3fc4cc6dcfaa504f65f0c

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç u prit me nderime ushtarake në Francë, ku siç ka thënë, po zhvillon një prej vizitave më të rëndësishme në dekada. Vizita dy ditore zhvillohet me ftesë të presidentit Emmanuel Macron, dhe ndër të tjera do të ketë në fokus marrëdhëniet me Kosovën, integrimin në BE, por edhe çështje të mbrojtjes dhe energjisë bërthamore.

Siç është bërë e ditur Serbia është e interesuar të blejë 12 avionë lufte Rafal të Francë, diçka për të cilën do të diskutohet gjatë qëndrimit në Paris.

Ceremonia e pritjes në nder të Vuçiç u zhvillua në Pallatin Les Invalides, ku pas himneve të të dyja shteteve, presidenti serb vendosi një kurorë lulesh në pllakën përkujtimore që u dedikohet ushtarëve serbë.

Franca dhe Serbia nuk janë të lidhura thjesht nga e shkuara heroike, sipas Vuçiç po ecin së bashku drejt të ardhmes dhe fitoreve të reja.

Një pritje formale do të mbahet gjatë mbrëmjes në pallatin e Elizesë, e pasuar nga një darkë zyrtare dhe biseda private mes dy liderëve. Sipas presidencës franceze, gjatë takimit të 20 të mes Vuçiç dhe Macron, kreu i Elizesë do të konfirmojë angazhimin për integrimin europian të Serbisë dhe për të punuar më tej për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Vuçiç do të takohet edhe me kreun e senatit, si dhe me biznesmenë të rëndësishëm francezë. Franca është një prej investitorëve kryesore në Serbi, ku ka 120 kompani dhe punëson mbi 12 mijë njerëz.

Related Posts

Leave a comment