Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kurti: BE-ja të bëjë përgjegjëse Serbinë për shkeljen e marrëveshjes

-640-0-1683459042xkurti-576

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar ditën e sotme një takim me përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kurti ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që ta mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit.

“Mirëprita Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, në zyrat tona qeveritare sot.

Theksova nevojën që Marrëveshja Themelore të zbatohet në tërësi dhe nevojën që BE-ja ta mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e vazhdueshme të asaj Marrëveshjeje”, ka thënë Kurti.

Related Posts

Leave a comment