Shumë polemika ka pasur në këtë sezon për favorizime karshi Interit. Së fundmi ishte jo pak i diskutueshëm vendimi për t’i anuluar golin Milanit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, teksa Bennacer duhej të mos festonte pasi i është zënë rrezja e Handanovic në momentin e goditjes së tij.
Por përveç këtij dueli, Interi dhe Milani po luajnë dhe titullin e Serisë A. Kuqezinjtë janë në vendin e parë dhe me dy pikë më shumë, por me një ndeshje më tepër të zhvilluar. Nga ana tjetër kalendari i Interit tregon se ndeshja e vetme e fortë për zikaltërit që do të luajnë titullin është ajo kundër Romës, pas dy ditësh.