Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pse s’vepron drejtësia?/ Përgjigja bombë e ish Kreut të Këshillit të Lartë të Drejtësisë

kld-e1525094419528

Gjykatat ose prokuroritë në Shqipëri e kanë të pamundur të marrin hapa ligjorë drejt politikanëve e pushtetarëve, të cilët janë në detyrë, pasi nuk kanë mbështetje nga qeveria, gjë kjo që mund të bëhet e mundur vetëm falë gjykatave të huaja.

Konkluzion vjen nga juristi Kreshnik Spahiu, ish nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD), i cili ka qenë pjesë on-line e emisionit “Top Talk”, ku ka folur për raportin Rama-Berisha dhe ndikimin në mosndëshkueshmërinë e këtij të fundit, gjë që besohej se do ndodhte, nisur nga premtimi që Rama u beri shqiptarëve në fushatën e vitit 2013 dhe që ndikoi në votën plebishitare në favor të tij. Në vijim të diskutimit të kësaj temë z. Spahiu komentoi edhe sistemin e drejtësisë, që, me apatinë e mosveprimin, ka zbehur pritshmëritë e shqiptarëve. Përse? Spahiu përgjigjet:

“Në qoftë se sot do të kishte vullnet politik nga qeveria që të arrestohej dhe të procedohej Berisha, kjo do të ndodhte. Unë mendoj që qeveria nuk ka vullnet që një gjë e tillë  të ndodhi. Nuk ka lindur Shqipëria një prokuror ose gjyqtarë që të arrestojë një President apo Kryeministër në detyrë. Vetëm një gjykatë e huaj mund të realizojë arrestimin e presidentëve apo kryeministrave shqiptarë”, tha ai.

Related Posts

Leave a comment