Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

‘Kosova është Serbi”, Russia Today nis transmetimin e programit në gjuhën serbe

-640-0-d645ec332d3025ef6b5cd2d781ae1bb2

Kanali shtetëror rus, Russia Today (RT) nisi këtë të martë transmetimin online të programit në gjuhën serbe.

Lajmi është konfirmuar në rrjetet sociale nga kryeredaktorja e RT-së, Margarita Simonyan.

“Ne e nisëm RT-në në Ballkan, sepse Kosova është Serbi”, shkroi ajo në Twitter.

Në një deklaratë të publikuar në uebsajtin e RT-së në gjuhën ruse, thuhet se transmetimi i programit televiziv në gjuhën serbe do të fillojë në vitin 2024.

Bashkimi Evropian ka pezulluar transmetimin e disa mediave të mbështetura nga Rusia, përfshirë RT-së, më 1 mars.

Blloku evropian ka sanksionuar edhe Margarita Simonyan, kryeredaktore e kanalit të RT-së në gjuhën angleze.

Related Posts

Leave a comment